Ish-kryeministri i Pakistanit fajëson figurat e institucioneve për komplotin për ta vrarë

Një ditë pasi i mbijetoi të shtënave në një tubim politik jashtë qytetit të Gujranwala, provincën Punjab, ish-kreyministri Imran Khan ka akuzuar kryeministrin Shabaz Sharif, ministrin e brendshëm Rana Sanaullah dhe gjeneralmajorin Faisal për sulmin ndaj tij

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka fajësuar të premten e 4 nëntorit figurat e politike për një komplot për ta vrarë atë, duke thënë se agjencitë e paidentifikuara po minonin demokracinë në vend.

Një ditë pasi i mbijetoi të shtënave në një tubim politik jashtë qytetit të Gujranwala, provincën Punjab, Khan ka mbajtur një fjalim të zhurmshëm në një spital në qytetin e Lahore ku po shërohej nga plagët që mori. Ndërsa ishte ulur në një karrige me rrota, ylli i kriketit i kthyer në politikan citoi tre figura të larta si pas sulmit.

Pa ofruar prova, Khan ka fajësuar kryeministrin Shabaz Sharif, ministrin e brendshëm Rana Sanaullah dhe gjeneralmajorin Faisal, i cili është një zyrtar i lartë i inteligjencës.

Ai fillimisht ka pretenduar se treshja ishin përgjegjës për komplotin, duke shtuar se se e dinte për komplotin për ta vrarë atë një ditë para se të ndodhte, raporton CNN.

Ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë kundër tre zyrtarëve që ai pretendon se kishin planifikuar sulmin e tij derisa ata të japin dorëheqjen.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika