Musliu: Në protestën e sotme të serbëve kanë qenë vetëm 1 mijë protestues

Mediat serbe kanë raportuar se në protestën e së dielës në Mitrovicën e Veriut, kanë qenë rreth 10 mijë protestues, ndërsa Agim Musliu ka demantuar këtë, duke thënë se në protestë nuk ishin më shumë se 1 mijë protestues

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka bërë një përllogaritej, kështu duke dematuar mediat serbe, të cilat raportuan se në protestën e mbajtur të dielën kanë qenë rreth 10 mijë protestues.

Ai tha se për ta fshehur numrin e vërtetë të protestuesve serbë, të dielën fati ishte me ta në Mitrovicë.

“Shiu ua dha mundësinë që të rrinë më rrallë me njëri-tjetrin, e të duken normal”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij, gjersa për 4 metra katro mund të jenë 18 ose 20 pjesëmarrës, ndërsa më këtë kohë me shi dhe me ombrella hapur në të njëjtën hapësirë, qëndrojnë 4 deri 6 pjesëmarrës.

Musliu këtë e ka shtjelluar me një video.

Dhe, sipas përllogaritjeve të Musliut “i bie që nëse në protesta të sotme, mediat më propushtetit kanë thënë se janë 10.000 protestues, atëherë në protestën e sotme në Mitrovice kanë qenë afër 1.000. ASNJE ME SHUME”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika