Sveçla: 578 dorëheqje deri më tani

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka treguar shifrat zyrtare për dorëheqjet nga Policia e Kosovës

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka thënë se deri më tani janë dhënë 578 doreheqje, prej te cilave 461 të rendit publik, 107 të  policisë kufitare dhe 10 të hetimeve.

“Deri më tani në Policinë e Kosovës, në zonën e Drejtorisë rajonale në stacionet në veri, janë pranuar njoftimet për dorëheqje nga stafi i uniformuar dhe stafi civil nga komunitetit serb, ku zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje prej të cilave 461 nga Policia e rendit publik, 107 nga Polica kufitare, dhe 10 nga hetimet”, ka thënë Sveçla.

Sipas Sveçlës dorëheqjet vijnë si pasojë e kërcënimeve e shantazheve që ata zyrtarë policorë kanë marrë, duke shtuar se qëllimi i veprimeve të Listës Serbe dhe grupeve të caktuara në veri të vendit, kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Po ashtu në këtë konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka diskutuar rreth aksionit të policisë në veri të vendit, duke thënë se të gjithë personat që janë pjesë e bandeve kriminale do të përballen me ligjin.

“Tashmë keni informata që tetë persona zyrtarë policorë në këtë aksion. Ftoj organet përgjegjëse që kryesit e këtyre veprimeve të sjellen para drejtësisë”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka shtuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe mburojë e krimit.

Ministri i Punëve të Brendshme ka treguar më shumë rreth këtij operacioni që është zhvilluar gjatë kësaj të hëne duke thënë se ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve, të cilët kanë kontrabanduar mallra ilegale në territorin e Kosovës.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika