Stoltenberg – Kurtit dhe Vuçiqit: Dialogu është e vetmja zgjidhje 

Jens Stoltenberg, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ka kërkuar nga të dy që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim, duke ju përkujtuar se NATO është vigjilente ndaj situatës së krijuar në veri

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg





Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai njoftoi se ka kërkuar nga të dy liderët që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim.

“Bisedova me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai bëri të ditur se se dialogu është e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, kështu duke theksuar se NATO dhe KFOR mbeten vigjilent për çka do që ndodh.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika