Miratohet zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji

Në seancën e së martës në Kuvendin e Kosovës 65 deputetë kanë votuar pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike

Kuvendi i Kosovës





Me 65 vota për është miratuar zgjatja e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë në seancën e 8 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe deputetët që të votohet vazhdimi i masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë.

Për këtë vendim u zhvillua seancë e jashtëzakonshme.

Rizvanolli ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar në këtë vit “ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6%” për të cilin ka theksuar se është trend pozitiv për tejkalim të krizës energjetike sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Ajo ka përmendur edhe skemat e Qeverisë për mbështetjen e qytetarëve për tejkalimin e kësaj krize si thirrjen për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, për të cilën ka thënë se do të hapet aplikimi sërish të mërkurën si shkak i procedurave teknike për të cilat janë ankuar qytetarët.

“Në funksion të mbështetjes së qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime, 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike, është bërë publike thirrja për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, për të cilën do të hapet aplikimi sërish”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, të martën e një nëntorit, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji për 30 ditët e ardhshme, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Po ashtu në këtë seancë me 64 vota për është votuar edhe projektligji për masat e përkohshme të produkteve bazë në raste të destabilizimit të tregut.

Rizvanolli kërkon vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji





Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika