Përplasje mes Rrahmanit dhe Muratit për pagat e punonjësve të strukturave paralele

Përplasje mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, është zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku në fokus ishte çështja e pagave të 80 punonjësve të strukturave paralele.

Debati nisi kur Rrahmani e pyeti Muratin se kush ua kishte paguar pagat këtyre punonjësve. Ministri ia atribuoi përgjegjësinë për rikthimin e tyre në punë PDK-së, duke pretenduar se vendimi ishte marrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

“Distancohu prej qeverisë që e ka nënshkru marrëveshjen në Bruksel për integrimin e strukturave paralele. Prej asaj distancohu”, i tha Murati deputetit të PDK-së.

Rrahmani reagoi duke e akuzuar ministrin se kishte bërë pagesat për këta punonjës.

“Ti i ke pagu pa pare”, tha ai.

Në kundërpërgjigje, Murati deklaroi se punonjësit fillimisht ishin përjashtuar nga puna nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por më pas ishin rikthyer me vendim të KPMSHCK-së.

“A e din kush i ka kthy në punë dhe ka dhënë urdhër me i pagu? KPMSHCK-ja, ai anëtari që tha ‘jam me PDK’, ai i ka pagu”, deklaroi Murati.

Rrahmani i quajti gënjeshtra deklaratat e ministrit dhe më pas ngriti pretendime për shumën e pagave të paguara.

“Mos u skuq, mos u zverdh, se ke pagu strukturat terroriste, mbi 500 mijë euro për vitin 2025”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Ai pretendoi gjithashtu se nga dita kur Murati është bërë ministër, për këto struktura janë paguar gjithsej 4.8 milionë euro, duke e akuzuar atë se ua kishte ndalur pagesat ushtarëve të FSK-së për punën e kryer.

Murati i hodhi përgjegjësinë për vendimin te PDK-ja, duke pretenduar se personat që i kishin rikthyer punonjësit në listën e pagave ishin të lidhur me këtë parti.

“Ata që i kanë shti në listë të pagave ata persona i ki në parti, bashkëpartiakë i ki. Ajo parti që i ka shti në listë të pagave të strukturave paralele, ajo parti e ka marrë vendimin me i kthy në punë dhe me i pagu pagat retroaktivisht, i kanë thënë Ministrisë së Arsimit”, tha Murati.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika