Bislimi thotë se Abelard Tahiri e kërcënoi në seancë, i bën thirrje prokurorisë të merret me këtë rast

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në seancën e 10 nëntorit, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri e ka kërcënuar dhe ofenduar kur mikrofoni ishte i ndalur.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehi një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.

Ndërkaq, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri këto akuza i quajti “të pabaza” e të “pavërteta”.

“Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ndër të tjera ka thënë se sanksionet e ShBA-së po bëhen ndaj ministrave të Kosovës e të Qeverisë.

Sipas tij, këto sanksione do duhej të bëheshin ndaj ministrave të Serbisë e jo ndaj atyre të Kosovës.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika