“Evropa po e lufton planin e “botës ruse”, por nuk po e lufton planin “botës serbe”

Sipas profesorit universitar të Shkencave Politike, Enver Hoxhaj kërcënimet në Ballkanin Perëndimor,  ndodhin jo për shkak të i shfaqjeve  periferike të agresionit rus mbi Ukrainën, por për shkak të konflikteve të papërfunduara në Ballkan

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj,





Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën e Lidershipit Evropian për marrëdhënie mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian – Vështirësitë dhe prespektiva, e cila është  mbajtur në Vjenë, ka thënë se “Evropa po e lufton planin e botës ruse, por nuk po e lufton planin e botës serbe në rajon”.

Sipas Hoxhës askush nuk do ta kishte imagjinuar se stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor “do të jenë aq të kërcënuara në fund të vitit 2022, sikurse janë sot”.

“Nëse lufta është rikthyer në këtë vend sepse Rusia nuk ka mundur t’i tejkalojë paranojat dhe traumën e shpërbërjes sovjetike, sot Serbia kërcënon Kosovën, Bosnjen, Malin e Zi, për shkak të humbjes së idesë së Serbisë së madhe para dy dekadave në Ballkan dhe paranoja serbe ndaj të tjerëve në rajon” ka shkruar ai  rrjetin e tij social Facebook.

Evropa është e vendosur ta luftojë me çdo kusht projektin e ‘Botës ruse’ por, në rajon nuk po lufton planin e “Botës serbe” që është një emër i ri për idenë e vjetër të ‘Serbisë së madhe’”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka përfunduar duke theksuar se “kërcënimet ndodhin jo si shfaqje periferike e agresionit rus mbi Ukrainën, por për shkak të konflikteve të papërfunduara në Ballkan”.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika