​Këtë javë, Kuvendi mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës





Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca plenare.

Të enjten e 17 nëntorit do të mbahet seanca plenare ku në rend dite do të jetë buxheti për vitin 2023.

Ndërsa të premten e 18 nëntorit do të trajtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara në mesin e tyre edhe gjendja në shëndetësi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se PDK-ja ka kërkuar votimin e një rezolute për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, sepse sipas tij është e papranueshme që ky sektor kaq i rëndësishëm për një kohë të gjatë të mbetet pa ministër.

“Kemi degradim të veprimeve, kjo po ndikon në xhepin e qytetarëve të Kosovës, sepse ata po detyrohen të blejnë medikamentet pavarësisht gjendjes së shëndetësisë në Kosovë”, ka vijuar ai.

Ndërkaq për buxhetin e vitit 2023 që pritet të jetë në rend dite këtë të enjte, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është një buxhet “totalisht pa vizion dhe i pareflektueshëm për gjendjen që është Kosova”.

Po ashtu për situatën aktuale në veri të vendit, ai ka thënë se AAK-ja ka propozuar një interpelancë me kryeministrin Kurti, por që sipas tij është shumë shqetësuese që në një situatë të tillë “ai të gjendet jashtë vendit”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika