Zgjedhjet në veri: Nis takimi i presidentes Osmani me partitë politike

Ka filluar takimi në mes të parës së vendit, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve në komunat veriore. Ky takim është zhvilluar pa praninë e Listës Serbe dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Pamje nga takimi





Ka filluar takimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në këtë takim nuk po merr pjesë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit presidentja Osmani do të mbajë një deklaratë për media.

Nga radhët e LDK-së i pranishëm është Imri Ahmeti, nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ndërsa nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca.

Po ashtu nga Lista Guxo i pranishëm është Faton Peci.

I pranishëm është edhe kryetari i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

kryetari i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim përfaqësuesit e subjekteve politike, me të cilët do të konsultohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Një ftesë e tillë për caktimin e datës së zgjedhjeve ka ardhur pasi kryetarët e katër komunave të lartcekura më 7 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet, se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë të ditur se nuk do të shkojnë në takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të hënën, Osmani pret në takim partitë politike për konsultime për datën e zgjedhjeve në veri

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika