Krasniqi falenderon NDI dhe IRI për demokratizim të shoqërisë në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar institutin NDI dhe IRI për kontributin e çmuar që po japin për demokratizimin e shoqërisë në Kosovë. Gjersa ka theksuar se vizioni dhe qëllimi i PDK-së për barazi gjinore, është vlerësuar nga këto institute

Fotoilustruese





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Washington institutin NDI (Institutin Nacional Demokratik) dhe IRI (Institutin Republikan Ndërkombëtar), duke theksuar se janë dy institute me të cilat PDK siç ka shkruar Krasniqi bashkëpunon për një kohë të gjatë.

Sipas Krasniqit, këto janë organizatat më të rëndësishme për avancimin e lirisë dhe demokracisë në mbarë botë.

“Si Institute të cilat merren shumë me rritjen e rolit qytetar në procesin politik, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, bashkë diskutuam për nismat e fundit të PDK-së që kanë të bëjnë pikërisht me këto dy kategori”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se PDK ka vizion barazinë e plotë gjinore e cila sipas tij u vlerësua nga të gjithë.

“Vizioni dhe qëllimi ynë për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë dhe fuqizimi i platformës së rinisë, si një gjenerator i reformave politike u vlerësua lartë nga të gjithë”, ka theksuar Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ka falënderuar këto dy institute për kontributin e çmuar që po japin për demokratizimin e shoqërisë në Kosovë.

“Drejtuesit e këtyre dy Instituteve i falënderova për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar që po vazhdojnë të japin për demokratizimin e shoqërisë tonë në Kosovë”, ka përfunduar Krasniqi.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika