Tahiri i drejtohet Kurtit: Çfarë ndodhi me liberalizimin e vizave, kjo është paaftësi serioze e juaja

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka hedhur kritika mbi Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me çështjen e mosliberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e kuvendit, Tahiri ka thënë se “kjo është një paaftësi serioze” e qeverisë. Andaj ai ka potencuar se nuk mund të rrinë të heshtur karshi çështjeve që ndërlidhen me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Dje Kosova nga Brukseli e mori edhe një lajm të keq, atë që ndërlidhet me liberalizimin e vizave. Si Kuvend nuk mund të rrimë të heshtur e të mos reflektojmë në një paaftësi serioze të qeverisë në raport me trajtimin e agjendës s së integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave. Kthehuni mbrapa dy muaj dhe lexoni deklaratat nga kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, në raport me liberalizimin e vizave, a patën sjellë aq afër sa që me të vërtetë është duke e vendosur kjo qasje Kosovën në një situatë të pafavorshme. Nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, agjenda e Qeverisë për të filluar procedurën e kandidimit në unionin Evropian si vend kandidat, “është qorr sokak”.

“Me këtë qasje, më këtë mënyrë të komunikimit, realisht është një keqardhje e madhe. Liberalizimi i vizave është një arritje meritore të të gjitha qeverive por paaftësia dhe pazotësia për ta trajtuar këtë temë dhe keqinformimi i qytetarëve me të vërtetë është për secilën kritikë dhe kërkoj nga kryeministri t’i sqarojë dy çështje, çfarë ka ndodhur dje me liberalizimin e vizave dhe ku jemi dhe e dyta a e ka në plan për të proceduar kërkesën për vend kandidat”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika