Të paktën 342 persona, përfshirë 43 fëmijë dhe 26 gra, të vrarë në protestat në Iran

Qeveria iraniane nuk ka dalë ende me një numër zyrtar të vdekjeve mirëpo sipas një organizate për të drejtat e njeriut, të paktën 342 persona janë vrarë





Të paktën 342 persona, përfshirë 43 fëmijë dhe 26 gra, janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare në Iran, sipas një organizate për të drejtat e njeriut.

Irani është përfshirë nga trazirat masive që nga mesi i shtatorit për vdekjen e Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare që vdiq në paraburgim pasi e njëjta, ishte arrestuar nga policia morale e vendit.

Ndonëse autoritetet iraniane i kanë mohuar akuzat, familja e së ndjerës  beson se ajo është rrahur në paraburgim nga policia.

Në një raport të mërkurën, “Të Drejtat e Njeriut në Iran” (IHRNGO) me bazë në Norvegji tha se ka dokumentuar vdekjet e protestuesve në 23 nga 31 provincat e Iranit, përgjatë dy muajve të fundit.

“Nga 43 fëmijët, nëntë ishin vajza dhe tre ishin shtetas afganë. 43 fëmijët ishin të gjithë nën 18 vjeç, por jo të gjithë janë verifikuar me prova dokumentare”, tha grupi.

Numri më i lartë i vdekjeve prej 123 u raportua në provincën Sistan dhe Baluchestan, i ndjekur nga 39 në Teheran, 33 në Mazandaran, 32 në Kurdistan dhe 23 në Gilan.

“Mijëra janë arrestuar gjithashtu në dy muajt e fundit, me disa të rrezikuar nga dënimet me vdekje për akuza të lidhura me sigurinë … në gjyqe të shfaqjes”, thuhet në raport, transmeton agjensia AA.

Gjersa tha se gjyqësori i Iranit nuk është i pavarur, por një pjesë e sistemit represiv dhe dënimet nuk kanë të gjithë legjitimitetin, IHRNGO bëri të ditur se të paktën pesë persona janë dënuar me vdekje.

Të njëjtit theksuan se numrat e vdekjeve të publikuara janë një minimum absolut dhe numri aktual i njerëzve të vrarë është më i lartë.

Ndëekaq, Qeveria iraniane nuk ka dalë ende me një numër zyrtar të vdekjeve.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika