Refuzohet kërkesa e Fakultetit Filozofik për moszëvendësim të orëve

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka refuzuar kërkesën e Fakultetit Filozofik që të mos bëhet obligative zëvendësimi i orëve që bien në festat zyrtare, por të jenë të lira me pagesë. Dekani i këtij Fakultetit e ka quajtur këtë refuzim jo përmbajtjesor

Nëse një festë zyrtare, rëndom ndodhet në njërën ditë pune, në gjithë Kosovën është ditë pushimi, me pagesë.

Por, në institucionin më të lartë arsimor, për të gjitha orët që humbin në raste të tilla, duhet të zëvendësohen, në një ditë tjetër të rregullt pune, në të kundërtën ata zbriten në pagë.

E kjo ka bërë që Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, të kërkoj ndryshimin e nenit 9 të rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik, dhe të kërkojnë që të njëjtat orë të humbura të mos zëvendësohen.

Por, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka vendosur që kjo kërkesë të mos merret parasysh.

Në ndërkohë, Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli, thotë se në këtë vendim nuk ka pasur arsyetim të mjaftueshëm për refuzimin.

“Për me tepër nuk na është dhënë arsye sepse kjo nuk ndryshon. Na është thënë vazhdoni me këtë gjë sigurisht që do të vazhdojmë, por nuk jemi dakord edhe do të bisedojmë me ta se cila është arsyeja ligjore për këtë gjë. Nëse na u jep një arsyeshmëri ligjore adekuate sigurisht që ne do të pranojmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Dashamir Bërxulli, Dekan në Fakultetin Filozofik.

Secili profesor që nuk e bën zëvendësimin e këtyre orëve, sipas ligjit do të sanksionohet në të ardhura personale.

“Profesorët detyrohen t’i zëvendësojnë orët në një ditë tjetër, edhe kërkesa jonë është që kjo të mos jetë obligative e sanksionushme me rregulloret përkatëse për ta ardhurat personale”, ka theksuar ai.

Dekani i filozofikut, shton se do të vazhdoj të insistojë në këtë kërkesë të tyre, që të bëhet ky ndryshim i kësaj rregullore.

Këtë e bazon në neni 3 të Ligjit për Festat Zyrtare, i cili përcakton që “ditët e festave zyrtare të cekura në ligj janë ditë të lira me pagesë për të gjithë punëtorët e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika