Nga viti i ardhshëm, Aeroporti “Adem Jashari” do të ofrojë ujë të pijshëm falas për udhëtarët

Nga viti i ardhshëm, udhëtarët që kalojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të kenë qasje falas në ujë të pijshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Fitore Pacolli, e cila ka thënë se kjo është rezultat i diskutimeve për përmirësimin e standardeve mjedisore në dhe përreth aeroportit.

Pacolli ka bërë të ditur se së bashku me zëvendësministrin Driton Hyseni kanë zhvilluar takim me Gökhan Açıkgöz, drejtor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, dhe Levent Kaylak, Drejtor të Përgjithshëm Operacional.

“Sot, së bashku me zëvendësministrin Driton Hyseni, zhvilluam një takim me Gökhan Açıkgöz, drejtor në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, si dhe Levent Kaylak, Drejtor i Përgjithshëm Operacional, me të cilët diskutuam për çështjet mjedisore dhe mundësitë për përmirësimin e parametrave mjedisorë në dhe përreth aeroportit”, ka shkruar Pacolli.

Sipas saj, gjatë takimit vëmendje e veçantë i është kushtuar zbatimit të direktivave dhe standardeve të Bashkimit Evropian për qasjen në ujë të pijshëm.

“Një vëmendje të veçantë në këtë takim i kemi kushtuar zbatimit të direktivave dhe standardeve të Bashkimit Evropian për sigurimin e qasjes në ujë të pijshëm”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka njoftuar se është arritur marrëveshje për krijimin e hapësirave të dedikuara ku udhëtarët do të mund të furnizohen me ujë të pijshëm falas.

“U ra dakord për krijimin e këndeve të dedikuara për të ofruar qasje në ujë të pijes pa pagesë që rrjedh nga kroi, një shërbim thelbësor që do të jetë i disponueshëm për të gjithë pasagjerët nga viti i ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Sipas Pacollit, kjo nismë synon jo vetëm përmirësimin e shërbimeve për udhëtarët, por edhe reduktimin e përdorimit të plastikës, përmes mundësisë që pasagjerët të rimbushin enët e tyre.

“Kjo nismë jo vetëm që rrit standardin e shërbimit, por lehtëson rimbushjen e enëve vetjake, duke ndihmuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e mbetjeve plastike”, ka theksuar ajo.

Pacolli ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me operatorët ekonomikë është i rëndësishëm për përmirësimin e standardeve mjedisore.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me operatorët ekonomikë është thelbësor për një aeroport më të gjelbër dhe më miqësor ndaj mjedisit”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika