Japonia thotë se raketa që u lëshua nga Korea e Veriut pati kapacitet për të arritur në tokën e ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Yasukazu Hamada ka thënë se Korea e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të mjaftueshme sa për të goditur kontinentin e ShBA-së

Raketë verikoreane





Korea e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e ShBA-së, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Yasukazu Hamada.

Raketa ra në det afërsisht 210 kilometra në perëndim të Hokkaido, shkruan BBC.

“Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka thënë Hamada.

ShBA-të e kanë dënuar nisjen, ndërsa Koreja e Jugut ka urdhëruar masa më të forta parandaluese kundër Veriut.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, paralajmëroi të enjten për një përgjigje “më të ashpër” ndaj çdo pranie të shtuar ushtarake amerikane.

Ajo lëshoi ​​gjithashtu një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në të njëjtën ditë.

Kjo pasoi takimin e së dielës midis Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, Presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida në Cambodia.

Të premten, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Adrienne Watson tha se Biden ishte informuar dhe ShBA do të konsultohej me partnerët.

Korea e Veriut ka lëshuar më shumë se 50 raketa gjatë dy muajve të fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.

Këto lëshime me rreze të gjatë janë më të rralla dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ShBA-në, pasi raketat janë projektuar për të transportuar koka bërthamore kudo në kontinentin e ShBA-së.

Javët e fundit, Korea Veriore ka dhënë shenja se do të mund të testojë raketa të tilla, si përgjigje ndaj aktiviteteve ushtarake të SHBA-së rreth Gadishullit Korean.

Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një tjetër lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17, e cila është më e madhe se raketa balistike interkontinentale.

Por, ekspertët besojnë se verikoreanët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17.

Këtë vit, Korea Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

Paralajmëroi përgjigje “të ashpër” ndaj SHBA-së, Koreja e Veriut lëshon raketë

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika