Krasniqi e përfundon vizitën në SHBA, bën homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi: Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi





Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përfunduar me homazhe në Yonkers të New Yorkut, pranë varreve të heronjve shqiptarë, vëllezërve Bytyqi.

Sipas tij, vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë.

“Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit.

Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se “Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi”.

“Populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës”.

Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar takime të shumta.

Madje, ai është pritur në Departmamentin amerikan të Shtetit nga zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kështu ka bërë të ditur vetë Krasniqi në një postim në Facebook, ku ka theksuar se koordinimi me SHBA-në sipas tij është pa alternativë.

“Escobar i shpreha qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë, edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që na jep në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare – përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB”, kishte shkruar Krasniqi.

“Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm”.

Gjatë takimit, Krasniqi ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër.

“Escobar e sigurova se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës, konform seriozitetit të situatës së re gjeopolitike në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë”.

Arritjet më të mëdha kombëtare, si çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës, u realizuan edhe falë mbështetjes së parezervë amerikane dhe përmes koordinimit strategjik me SHBA-të, është shprehur Krasniqi.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika