IKSHPK: Uji i pijshëm ende me turbullira dhe baktere koliforne

IKSHPK-ja ka thënë se ende vazhdojnë  monitorimin e ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në zonat e vërshuar nga reshjet e atmosferike





Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ka thënë se situata me ujë të pijshëm në zonat vërshuar ende nuk i përmbushë kushtet të klasifikohet si ujë i pijshëm.

IPSHK-ja ka njoftuar se edhe gjatë të martës së 22 nëntorit  ka mbledhur mostrat e ujit të pijshëm, në zonat që janë goditur nga shirat dhe përmbytjet, por sipas tyre në to  ende ka vlerë të shtuar të turbullirës dhe nuk i plotëson kushtet për përdorimi.

“Impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të redukuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë”, thuhet në Komunikatën e IPSHK-së në Facebook.

“Në mostrat e analizuara nga të njëjtat sisteme, nga analizat laboratorike fiziko-kimike rezulton vlerë e ngritur e turbullirës që i kalon vlerat standarde të lejuara. Parametra të tjerë fiziko-kimikë rezultojnë në lëkundje në varësi të vlerave të turbullirës”, kanë shtuar ata .

“Nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, disa nga ato rezultojnë me baktere koliforme dhe si të tilla nuk janë brenda standardeve të parapara”.

IKSHPK-ja së bashku me  Qendrat e Ujit kanë thënë se ende vazhdojnë  monitorimin e ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në zonat e vërshuar nga reshjet e atmosferike.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika