“Armend Muja mund të paditet për bllokimin e Projektligjit për Trustin”

Organizatorët e mbledhjes së nënshkrimeve për Projektligjin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional, mund ta padisin kryetarin e Komisionit për Buxhet, Armend Muja për shkak se sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës që siç thotë ai është e barabartë me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës





Mbi 21 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.

Para se të shqyrtohet, projektligji për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti iu është dorëzuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

I njëjti, duhet që të diskutohet në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, brenda dy deri në katër javë. Afati për trajtimin e tij përfundon të enjten.

Për këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka fajësuar kryetarin e këtij komisioni, Armend Muja.

Sipas Haxhiut, Muja po e shkel rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.

Për këtë shkak, sipas Haxhiut, organizatorët e mbledhjes së nënshkrimeve, pas datës 24 mund ta padisin Mujën.

Haxhiu në një prononcim për Portali Dukagjini, ka theksuar se shkelja e rregullores së punës së kuvendit është e barabartë me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

“Projektligjin për Trustin e ka bllokuar Komisioni për Buxhet dhe Financa, kryetari i komisionit Armend Muja. Ai po e shkel rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës, shkelja rregullores së punës së kuvendit është e barabartë me shkelje të Kushtetutës së Kosovës sepse dy këto akte juridike votohen me 2/3 të deputetëve dhe është shkelje e vullnetit të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë siguruar 21 mijë e 398 nënshkrime, por duket që Armend Muja mendon se është më i madh se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk i trajton kërkesat e tyre. Është lajmëruar nga iniciatorët e mbledhjes së nënshkrimeve që pas datës 24 edhe mund ta padisin Mujën”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht, kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa sipas opozitës, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është kërkesë e qytetarëve dhe jo e tyre.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika