Maqedoni e Veriut: Një i vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19

Nga 133 raste të reja me COVID-19, 20 prej tyre janë riinfektime

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1833 testime.

Në betejën me Covid-19 ka humbur jetën një pacient, ndërkaq janë regjistruar 133 raste të reja.

Nga 133 raste të infektimit, 20 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 156 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jenë 801.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 999 mijë e 2 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 308 mijë e 752 pacientë, ndërsa i të shëruarve 298 mijë e 688, i vdekjeve 9 mijë e 263.

Statistikat e përgjithshme të COVID-19 në Maqedoni

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika