Kurti për marrëveshjen e targave: Është dakordim, por nuk është marrëveshje

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kryeminstri i Kosovë, Albin Kurti ka deklaruar se ajo çka u arrit mbrëmjen e së mërkurës lidhur me çështjen e targave paraqet një dakordim, por jo një marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ndonëse çështja e targave është një çështje teknike, pasojat e së njëjtës janë më shumë politike. Sipas tij, ajo e mbrëmshmja nuk paraqet një marrëveshje, por një dakordim.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeminstri Kurti ka deklaruar se është dakorduar që pikë e dytë në dialog të jenë çështjet aktuale.

“Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat. Ne u morëm vesh që t’i ndalim veprimet në mënyrë reciproke, nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit evropian që më herët quhej franko-gjerman”, ka deklaruar Kurti në Kuvend.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se marrëveshja që është dakorduar mbrëmë përmbante dyfishin e tekstit që i ishte prezantuar të hënën.

“Të hënën në mbrëmje është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët dhe fjala Francë-Gjermani nuk ka qenë askund, pos çështja e targave. Ata që thonë që ajo nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin. Nuk është marrëveshje, është dakordim. Është deklaratë e Borrellit. Ajo çfarë është bërë mbrëmë, është ndryshuar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, ka deklaruar Kurti në Kuvend.

Bazuar në marrëveshje, Kurti ka thënë se targat ilegale do të largohen gradualisht.

Lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Kurti ka thënë se Kosova sheh vetëm njohjen reciproke si thelb të normalizimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kur unë kam qenë gjatë diskutimeve, insistimi më i madh ka qenë që në dakordim që bëhet deklarata e Borrellit të jetë asociacioni. Ata e shohin asociacionin si thelb të normalizimit, ne e shohim njohjen reciproke si thelb të normalizimit”, ka deklaruar Kurti.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, kurse Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika