Mehaj, Osmani dhe Jashari vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz. Ministri Mehaj ka thënë se data 28 Nëntor është festë e trefishtë për shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për nder të 28 Nëntorit ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

“Për nder të 28 nëntorit së bashku me presidenten e Repulikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe me komandantin e ushtrisë sonë, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari bëmë nderime tek varrezat në kompleksin memorial në Prekaz, e më pas u pritëm në takim nga baca Rifat Jashari”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ministri Mehaj ka shtuar se data 28 nëntor është festë e trefishtë për shqiptarët. Sipas Mehajt, 28 nëntori është dita e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Drenicës.

“Të trija këto, ishin të së njejtës frymë, të së njëjtës rrugë dhe të së njejtit ideal”, ka potencuar ministri i Mbojtjes, Armend Mehaj.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika