Kurti për 28 Nëntorin: Sot kujtojmë sukseset, sot kujtojmë edhe çmimin e paguar dhe sakrificën e bërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se festa e 28 nëntori është festë e shumëfishtë dhe me kuptim të shumëfishtë e kombit shqipta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, gjatë mbrëmjes të së hënës në Prishtinë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një pritje.

Kryeministri Kurti tha se festa e 28 nëntori është festë e shumëfishtë dhe me kuptim të shumëfishtë e kombit shqiptar.

Ai përmendi tri figurat kryesore që shënojnë 28 Nëntorin.

“28 Nëntori është data e ardhjes së Skënderbeut në Krujë me flamurin e kuq e shkabën e zezë dy krenare në mes, 28 Nëntori është data e Ismajl Qemajlit në Vlorë e shpalljes së pavarësisë së në prag të luftërave Ballkanike dhe 28 Nëntori është data e Adem Jasharit në Prekaz dhe e kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe bashkim”, tha Kurti shkruan KP.

Kurti tha se në këtë datë ne kujtojmë çmimin që kemi pagur dhe sakrificën e bërë, rrjedhimisht sipas tij shqiptarët sipas tij janë një kom liridashës  e atdhedashës.

”Sot kujtojmë të arriturat dhe sukseset, sot kujtojmë edhe çmimin e paguar dhe sakrificën e bërë. Është e panumërt lista e personaliteteve dhe figurave historike që i lidh 28 nëntori, lista e atyre grave dhe burrave që u vetmohuan e kontribuan që ne të jetojmë të lirë. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë shumë histori që u vie prapa dhe shumë sfida që i presin përpara. Mirëpo me punë të pa ndalur e angazhim të pa epur dhe orientim të palëkundur evropian dhe euroatlantik bashkë do të fitojmë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika