Qalaj: Ka hapësirë ligjore që policët serbë të kthehen në punë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ndonëse policët serbë janë dorëhequr nga vendet e tyre të punës, ka hapësirë ligjore që ata të kthehen në vende të punës

Rashit Qalaj - Ish-drejtor i Policisë së Kosovës





Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se policët serbë mund të kthehen në punë, me një vendim të Qeverisë së Kosovës.

Qalaj, njëherësh deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar se drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë, nuk duhet lejuar të punojnë sërish për institucionet e Kosovës.

“Nëntë deputet e Listës Serbe janë kthyer që kanë qenë në pritje. Ata që kanë dhënë dorëheqje nuk kanë mundësi të kthehen më. Sa i përket policëve, unë mendoj që policët do të kthehen sepse ka hapësirë ligjore”.

“Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet këtyre ditëve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Çështja e eprorëve është punë e kryer”, ka thënë Qalaj.

Sipas Qalajt, ndonëse kryeministri Kurti është një filozof me profesion, për të, i njëjti është vështirë i kuptueshëm.

“Unë e konsideroj si një goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Edhe ashtu sistemin e drejtësisë e kemi pasur mjaft fragjil. Ka disa vjet që prokurorët dhe gjyqtarët janë stimuluar që të kenë rezultate më të mira nga ish-qeveria e kaluar. Mendoj që kryeministri i ka dhënë goditje mjaft të madhe institucioneve të drejtësisë. Kryeministri është një filozof dhe është vështirë të kuptohet”, ka thënë ai për EO.

“Ajo çka kuptohet është se i ka bërë goditje sistemit të drejtësisë. Për policë dhe ushtarë jo vetëm që duhet të ketë ngritje pagash, por duhet të ketë ngritje të dukshme të pagës. Nëse një pagë aktuale që merr polici 400 euro dhe me Ligjin e pagave me aq sa kam parë është e pamjaftueshme dhe ky koeficient duhet të jetë shumë më i madh për policinë, ushtrinë e institucione tjera”, shtoi Qalaj.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika