Blinken me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, koordinohen për hapat e ardhshëm të NATO-s

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) Antony Blinken, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenbergku ku kanë biseduar për planet e NATO-s





Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA)  Antony Blinken, në Bukuresht të Rumanisë është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Sipas Departamentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës ata kanë biseduar për procesin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për finalizimin e këtij procesi

“Sekretari Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg diskutuan prioritetet për takimin e ardhshëm, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës dhe rritjen e qëndrueshmërisë”, thuhet komunikatën DASH.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken do të udhëtojë për në Bukuresht të Rumanisë nga data  28-30 nëntor, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

“Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s do të fokusohet në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, zbatimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s, duke përfshirë sfidat nga Republika Popullore e Kinës, sigurinë energjetike, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përpjekjet e NATO-s për të ndërtuar kapacitete dhe për të forcuar qëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Agjenda e sekretarit të Amerikës, Blinken në Rumani

Ndërsa në Bukuresht, sekretari Blinken dhe kryeministri rumun Nicolae Ciucă do të vizitojnë ekspozitën “Ne njerëzit – 25 vjet partneritet strategjik” që feston momentet kyçe në partneritetin SHBA-Rumani që nga viti 1997.





Blinken do të shkojë në Bukuresht për zbatimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika