Ish-inspektori i AKI-së nuk beson se Kurtin e ka informuar diçka më shumë Ambasadori Hovenier sesa AKI-ja për situatën në Veri

Ish-inspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit Kurti, nuk ka qenë aspak e mirë pasi sipas tij, kjo demotivon zyrtarët e sigurisë së Kosovës

Ish-inspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani,


Ish-inspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku kishte thënë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier, e kishte informuar për diçka që ai nuk kishte qenë në dijeni.

Por, kjo deklaratë e të parit të Qeverisë së Kosovës, për ish-inspektorin është e çuditshme. Ai nuk beson se ka mundur të ketë diçka shtesë në informacion ma shumë se sa që i ka dhënë AKI-ja Kurtit.

“Amerika qenka e fortë, ne e kemi ditur këtë punë shumë më herët por, tani është mirë që edhe Qeveria e Kosovës është duke e ditur, sepse një herë këta të fundit ja filluan me Bashkimin Evropian edhe i lanë anash SHBA-të. Por, tani përsëri janë rikthyer nga Amerika edhe në fund ju dashtë një takim me Ambasadorin që me marrë një vendimi që është dashur të merret më herët”, ka deklaruar Sopjani.

Më tej, ai ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit nuk ka qenë aspak e mirë pasi sipas tij, kjo demotivon zyrtarët e sigurisë së Kosovës.

“Zyrtarët e sigurisë së Kosovës e bëjnë një punë shumë të madhe sepse ata i japin informata në kohë ”, ka theksuar ai.

Ndërkohë ai ka rrëfyer përvojen e tij me AKI-në, ku ka thënë se këta të fundit janë ballafaquar me sfidat shumë më të mëdha. Edhe atëherë ka qenë Veriu por, përveç kësaj ata kanë pasur edhe sfidën e terrorizimit në 2015-tën edhe ia kanë dalë mbanë.

“Nuk ka pasur problem asnjëherë AKI-ja në dhënien e informacionit, aty ku është dashur të informohet. Të njëjtit agjentë janë, nuk ka ndryshuar diçka”, ka përfunduar ai.


Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika