Bala për dhunën në familje: Nuk mungojnë ligjet, por zbatimi i tyre

Këshilltarja e ministres, Albulena Haxhiu, në ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se në Kosovë, nuk mungon korniza ligjore, por zbatimi i saj





Këshilltarja e ministres Albulena Haxhiu, në ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala, duke folur për viktimat e dhunës në familje, ka thënë se në Kosovë nuk mungojnë ligjet, por mungon zbatimi i tyre në mënyrën e duhur.

Në “Debat Plus”, ajo ka theksuar se përgjegjës për mbrojtjen e viktimave të dhunës, janë prokuroria, gjyqësia dhe policia.

Pos këtyre institucioneve, Bala ka përmendur edhe mbrojtësit e viktimave, qendrat për punë sociale dhe strehimoret, të cilat sipas saj, nuk i kanë kryer punët si duhet.

“Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve, ne nuk vuajmë as nga aspekti i hartimit të dokumenteve, ajo çka vuajmë është moszbatimi dhe mosveprimi i gjuhës të ashpër ligjore në të gjitha rastet e dhunës në familje…Është një trekëndësh, prokuroria, gjyqësia, policia. Brenda këtyre, udhëzohen ndërmerren të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve për viktimën. Është që nga marrja e deklaratës e deri te shërbimi i fundit”, ka thënë ajo.

“Në këtë trekëndësh nuk janë vetëm këta të fundit, por janë mbrojtësit e viktimave qendra për punë sociale, strehimoret, të cilat janë në linjë direkte si përgjigje institucionale ndaj çdo rasti që raportohet si dhunë në familje. Për ta proceduar një rast, është e rëndësishme cila shkallë e rrezikshmërisë përcaktohet nga ky trekëndësh”, ka vijuar ajo.

Bala tha se nëse shkalla e rrezikshmërisë nga institucionet përkatëse nuk vlerësohet si duhet, atëherë gjithmonë do të ketë dështim të rasteve, të cilat mund të përfundojnë edhe me fatalitet.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika