Osmani cilëson “epidemi” vrasjen e vajzave dhe grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, të premten e dy tetorit. Në këtë takim presidentja Osmani ka potencuar se shteti ka detyrim ligjor ndaj qytetarëve që t`i ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme për t’u përballur më dukurinë e femicidit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut





Me ftesë të Presidentes, Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut ka përgatitur konkluzionet për veprime emergjente kundër femicidit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave dhe dhunës në familje ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, në të cilin kanë marrë pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile por munguan ata të institucioneve të drejtësisë, të cilët ishin të ftuar.

“Në fjalën hyrëse, Presidentja Osmani, e ka cilësuar epidemi vrasjen e vajzave dhe grave, ndaj ka potencuar se shteti ka detyrim ligjor ndaj qytetarëve që t`i ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme për t’u përballur më dukurinë e femicidit”, njofton Zyra e Presidencës.

Tutje njofton se Osmani ka kritikuar mospjesëmarrjen në takim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Këshillit Prokurorial, duke e cilësuar bojkotin e tyre në këtë takim si një bojkot ndaj shtetit dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Sipas Presidentes, shumica dërmuese e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë mund të parandaloheshin.

“Në secilin nga këto raste dështoi të paktën një hallkë e sistemit”, ka theksuar presidentja Osmani. Më tej, ajo ka shpalosur disa statistika në raport me veprimet e institucioneve të drejtësisë në rastet e dhunës seksuale. Në këtë kontekst, ka kërkuar përgjegjësi nga mekanizmat kompetent.

“Përgjegjësia për secilën nga këto vepra padyshim se bie mbi kryesin e veprës. Por, secili nga këto raste kërkon përgjegjësi të shtuar edhe nga mekanizmat kompetent të cilët janë të obliguar të sigurojnë mbrojtje adekuate për viktimën”, është shprehur Osmani.

Tutje thuhet se të gjitha institucionet prezente dhe anëtarët e shoqërisë civile kanë dhënë rekomandime konkrete në lidhje me veprimet emergjente kundër femicidit.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika