Osmani nderohet me “Çelësin e Sofjes” në Bullgari

Gjatë vizitës në Bullgari presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me "Çelësin e Sofjes" në Bullgari nga prefektja e Sofjes, Yordanka Fandakova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari është nderuar me “Çelësin e Sofjes” nga prefektja e Sofjes, Yordanka Fandakova.

Gjatë kësaj vizite presidentja Osmani ka dekoruar ushtrinë bullgare në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka theksuar se edhe pse Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s ajo ishte në anën e Kosovës.

“Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s në vitin 1999, megjithatë mori vendime të vështira por të drejta për të siguruar që ndërhyrja e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë të ishte e suksesshme në ndalimin e krimeve monstruoze nga forcat gjenocidale të Millosheviqit”, ka shtuar ajo.

Presidentja Osmani ka potencuar se “çelësi hap dyer” dhe sipas saj, kjo vizitë zyrtare në Bullgari ka hapur shumë mundësi bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve.

Po ashtu sipas presidentes Osmani, kjo vizitë do t`i ofrojë më shumë qytetarët e Kosovës ndër vete në funksion të dobisë reciproke.

“Në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”, Presidentja Osmani u nderua me mirënjohje, e më pas para diplomatëve, stafit akademik dhe studentëve foli për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore”, njofton Zyra e Presidencës.

Tutje njoftohet se presidentja Osmani i ka dhuruar mirënjohje Katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme dhe të gjuhëve indo-evropiane e Ballkanike për studimin dhe kultivimin e mëtejmë të gjuhës shqipe në kuadër të Departamentit të Ballkanistikës.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika