KFOR-i jep disa këshilla për qytetarët e Kosovës si të reagojnë nëse kanë kontakt mjete të dyshimta të pashpërthyera

Misioni i KFOR-it ka dhënë disa udhëzime se si të sillen qytetarët e Kosovës nëse shohin mjete të dyshimta shpërthyese

 





KFOR-i iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Më tej, Misioni i NATO-s, në Kosovë njofton hapat që duhet ndjekur nëse hasin ndonjë mjet shpërthyes.

“Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në zyrat e KKZ-së.

KFOR-i zotohet se do të “garantojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet duke u bazuar në Rezolutën 1244”.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika