Britania e Madhe, Italia dhe Japonia, nisin punën për krijimin e një aeroplani të ri luftarak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka njoftuar për një bashkëpunim midis Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Japonisë, për të zhvilluar një avion të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale

Arti i konceptit tregon se si mund të duket avioni i ri luftarak në qiell

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania do të bashkëpunojë me Italinë dhe Japoninë për të ndërtuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së re.

Sunak ka thënë se partneriteti në mbrojtje do të garantojë që Britania dhe aleatët të jenë “një hap përpara atyre që synojnë të na dëmtojnë”.

Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri në vitin 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon.

Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit – dhe që ai të ketë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për t’i ndihmuar pilotit në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.

Foto ilustrim

Modeli i ri – Tempest – pritet të ketë edhe kapacitet për të lëshuar armë hipersonike.

Modeli i ri është duke u zhvilluar pas shqetësimeve të zyrtarëve ushtarakë se Britanisë është duke iu rrezikuar dominimi ajror.

“Siguria e Mbretërisë së Bashkuar, sot dhe për gjeneratat e ardhshme, do të jetë gjithmonë me rëndësi të veçantë për këtë Qeveri”.

Autoritetet britanike kanë thënë se edhe shtetet e tjera mund t’i bashkohen programit.

Franca, Gjermania dhe Spanja, veçse kanë nisur të punojnë së bashku për një dizajn tjetër – ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika