Prani e madhe e Policisë së Kosovës në hyrje të Mitrovicës (VIDEO)

FOTO: RTV DUKAGJINI

Në hyrje të Mitrovicës janë parë vetura të shumta të Policisë së Kosovës.

Kështu ka raportuar ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini që gjenden në vendin e ngjarjes.

Policia po vazhdon me patrullimin e rregullt në këtë pjesë.

 

Ndërkaq, të enjten, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi i policisë për të shtuar praninë e saj në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve.

Ndryshe, tre ditët e fundit, Mitrovica e Veriut ka qenë në tensione pas planifikimit të Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë.

Të enjten e 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi nga persona të armatosur, të cilët kanë shtënë me armë të gjatë në drejtim të patrollës së policisë në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndërsa, të premten në mëngjes, një ekip i Kallxo.com është sulmuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën, ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit. Nga ky sulm, gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika