Reagon ambasadori i Kosovës në ShBA, Dugolli, pas kërcënimeve të Serbisë se do t’i dërgojë 1 mijë trupa serbe në Kosovë

Serbia së bashku me grupin famëkeq rus Wagner ka shfaqur zellin që të kthehet në Kosovës, ka thënë Ambasadori i Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli

Ambasadori i Kosovës Ilir Dugolli dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë është përsëri në shfaqje të plotë ndërsa kërcënojnë të kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Republikën e Kosovës, të cilëve iu bashkua edhe Wagneri po aq famëkeq” kështu i ka vlerësuar kërcënimet Ambasadori i Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ndërsa krerët e Serbisë e kanë kërcënuar Kosovën se ata janë duke shqyrtuar mundësin e dërgimit të 1,000 trupave serbe në Republikën e Kosovës.

Por sipas, kryediplomati kosovar në Uashington këto janë deklaratat luftënxitëse.

Dugolli ka sqaruar se “përpjekjet për t’i portretizuar aksionet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të tuprshme”.

Grupin famëkeq rus Wagner, kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin,  është përmendur nga ambasadori Dugolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika