EULEX-i njofton se një patrullë iu sulmua me shok-bombë

EULEX- i ka njoftuar se ndaj një patrullë vëzhguese të tyre në Rudare të veriut është sulmuar me një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale

Patrulla e EULEX





EULEX-i ka njoftuar se një patrullë iu është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.

EULEX-i ka thënë se nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

“Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Portali Dukagjini.

Në njoftimin e tyre, EULEX thekson se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe i dënon fuqishëm.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”.

Po ashtu, sipas njoftimit, EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.

“Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë”.

Veturat e EULEX-it ishin parë duke patrulluar në Mitrovicën Veriore respektivisht në lagjen e Boshnjakëve, të shtunën.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika