Aksidentohet vetura e eskortës së Kurtit, s’ka të lënduar

Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni





Një veturë e eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, është aksidentuar rrugës për në Gjilan, të dielën e 11 dhjetorit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Gjilan. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka theksuar se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar.

Ai ka potencuar se nga ky aksident komunikacioni nuk ka pasur të lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”,  ka thënë Kryeziu.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika