Escobar dhe Lajçak përsëri do të takohen me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i presë në takim emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atë evropian për dialog, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë do ta presë në takim përsëri përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, edhe pse me të ishte takuar një ditë më parë.

Bashkë me Escobar, në vizitë Kurtit do t’i shkojë edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim pritet të diskutohet për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, dhe vendosjen e barrikadave nga serbët e asaj ane.

Pas takimit me Kurtin, Escobar do të niset për në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Temat për të cilat do të diskutojë atje, sipas Danas, nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë.

Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktuale, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Escobar do të bisedojë me udhëheqësit e Serbisë edhe për sanksionet amerikane, të cilat tashmë janë vendosur ndaj Milan Radojçiq dhe Zhlejko Veselinoviq.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika