Osmani për aplikimin e Kosovës në BE: Po bëjmë një hap para që BE-ja të lëvizë më shpejt drejt vendimit historik

"Sot është ditë historike, moment historik. 14 dhjetori do të marrë kuptim të dyfishtë, në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në BE e në anën tjetër e kemi përvjetorin themelimit të Ushtrisë së  Kosovës, të dyja janë qëllim drejt realizimit euro-atlantik", kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit së aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE FOTO: Mehmet Krasniqi





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas ceremonisë së nënshkrimit së aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka thënë se Kosova ka bërë një hap historik që BE-ja të lëvizë më shpejt drejt vendimit historik.

“Sot është ditë historike, moment historik. 14 dhjetori do të marrë kuptim të dyfishtë, në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në BE e në anën tjetër e kemi përvjetorin themelimit të Ushtrisë së  Kosovës, të dyja janë qëllim drejt realizimit euro-atlantik”, ka deklaruar Osmani.

E para e vendit ka thënë se ëndrrat bëhen realitet kur vetëm veprohet, duke thënë se ky moment i dedikohet çdo gruaje e burri që kanë sakrifikuar jetën e tyre për liri.

“Në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë, ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve tanë, çdo fëmiu, gruaje e burri të Kosovës që sakrifikuan jetën për idelin e lirisë, pavarësisë. Rruga përpara është e qartë, anëtarësimi mund te jetë afatgjatë por jemi te vendosur që t’ia dalim me sukses. Do ta bëjmë punën tonë që BE-ja ta bëjë më lehte pjesën e saj”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, Kosova është mishërim i vlerave mbi të cilat është ndërtuar BE dhe si shteti më i ri në kontinentin e vjetër, e meriton të jetë pjesë e familjes së BE.

“Rruga jonë përpara është e qartë, ky proces në tërësi mund të jetë i qartë, ne jemi të vendosur që ti dalim me sukses, ne do ta bëjmë punën tonë që BE-ja ta bëjë punën e vet. Po bëjmë një hap historik që BE-ja të lëvizë më shpejt drejt vendimit historik”.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit.

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika