Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi është propozuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese





Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për t’i hapur rrugë detyrës së re.

Kjo pasi, Peci është propozuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Dorëheqja e tij është propozuar në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të mbajtur të mërkurën.

Në këtë takim, KGJK njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e kryetarit të Supremes, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, mbledhja është duke vazhduar me diskutimin për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Gjyaktës Supreme.

Peci morri drejtimin e Supremes në vitin 2017. Ai, gjatë së enjtes, me 66 vota për, u propozua nga Kuvendi tek Presidentja, për emërim në Kushtetuese.

Peci ishte i dekretuar i Gjykatës Supreme më 15 shtator 2017, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, me mandat 7 vjeçar.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika