Kurti dhe ambasadori norvegjez diskutojnë për energji

Kryeministri i Kosovës, Kurti dhe ambasadori norvegjez në Kosovë, Grøndahl biseduan për fusha ku mund të ketë partneritet dhe bashkëpunim konkret në mes tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryeministri Kurti, fillimisht, e ka falënderuar për mbështetjen në organizimin e vizitës në Norvegji, ku pati takim me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt, atë të Tregtisë dhe Industrisë Jan Christian Vestre, të Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland dhe Konfederatën e Sindikatave Norvegjeze dhe Federatën e Punëdhënësve.

Në takim u diskutuan hapat që duhet ndërmarrë pas kësaj vizite të suksesshme, e sidomos në fushën e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes, fusha këto ku mund të ketë partneritet dhe bashkëpunim konkret.

Gjithashtu, u diskutua edhe për procesin e arritjes së marrëveshjes tregtare në mes Kosovës dhe EFTA-s, dhe gatishmërinë e Norvegjisë për të arritur atë sa më shpejtë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grøndahl biseduan edhe për mbështetjen e Norvegjisë në fushën e shëndetësisë dhe përmirësimin e menaxhimit të të dhënave shëndetësore.

Ndryshe, të njëjtit u takuan edhe para dy muajsh.

I pari i vendit kishte shprehur mirënjohjen e Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia kishte dhënë Kosovës.

Në këtë takim ishte biseduar për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe reformë në drejtësi.

Kurti kishte disktuar me ambasadorin për ecurinë e reformave të nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për qeverisje të mirë.

Në këtë takim ishte biseduar edhe për situatën në rajon, dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë

I pari i ekzekutivit të Qeverisë dhe ambasadori shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për t’i thelluar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika