Musk rikthen llogaritë e pezulluara të gazetarëve në Twitter

Elon Musk ka hequr pezullimin e llogarive në Twitter, të disa gazetarëve që i kishte ndaluar një ditë më parë, pasi sondazhi i dytë që ai bëri për këtë temë, shkoi kundër rezultatit të tij të preferuar

Ilustrim

Biznesmeni miliarder, Elon Musk, ka thënë se disa gazetarëve që ai i pezulloi nga kompania e tij e mediave sociale, Twitter, do t’i rikthehen llogaritë.

Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post, ishin në mesin e atyre që u janë bllokuar llogaritë, pasi Musk u akuzua për ndarjen e të dhënave të vendndodhjes rreth tij.

Por mes kritikave në rritje, ai pyeti përdoruesit e Twitter se çfarë të bënin më pas.

Dhe 59% e 3.6 milionëve që morën pjesë, votuan për heqjen e ndalimit menjëherë.

“Njerëzit kanë folur. Llogarive që kanë kundërshtuar vendndodhjen time do t’u hiqet pezullimi tani,” shkroi ai në Twitter.

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe BE-ja e kanë dënuar të premten vendimin e Twitterit, për të pezulluar gazetarët që mbulojnë lajmet rreth platformës sociale.

OKB-ja shkroi në Twitter se liria e medias “nuk është një lodër”, ndërsa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione.

Twitter dënohet nga OKB dhe BE për ndalimin e gazetarëve

 

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika