Një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, i cili dyshohet se kreu krime lufte

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muajsh ndaj të pandehurit S.T., i cili dyshohet se kreu "Krime lufte kundër popullatës civile"

Departamenti Special pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.T., i cili dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile.

Me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, gjyqtari e ka aprovuar kërkesën dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muajsh.

Kjo masë të dyshuarit i është caktuar në bazë të nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

S.T. dyshohet se ka kryer veprat penale, Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142, lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime lufte me shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krime lufte në shkelje të rëndë të nenin 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenervës nga neni 145 dhe 146 të KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154.

Ndryshe, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, më 16 dhjetor, ka ndaluar këtë person për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte

Lista Serbe pas arrestimit të ish-policit serb: Kurti u kujtua ta arrestonte për krime lufte kur u largua nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës demanton përsëri mediat serbe: Po tentojnë të destabilizojnë edhe më tej situatën

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika