ShBA mirëpret vendimin e Speciales ndaj Mustafës: S’është kundër UÇK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale e cila e dënoi me 26 vjet burgim për krime lufte ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Mirëpo, SHBA-ja thotë se vendimi nuk është kundër UÇK-së. Ndërkohë nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thonë se vendimet e gjykatës mirëpriten nga vendet demokratike, përderisa Instituti i Kosovës për Drejtësi po pret arsyetimin e Gjykatës për këtë dënim që vlerësohet i lartë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price

26 vjet burgim qe dënimi që një ditë më parë që Gjykata Speciale ia shqiptoi për krime lufte ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Komandant “Cali” fajtor u shpall për veprat: vrasje e paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ani pse në Kosovë nga qytetarë e politikanë ky dënim është kritikuar, ai është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit, Ned Price, ka thënë se ky dënim është një hap që i ndihmon Kosovës për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.

“Siç e ka thënë edhe trupi gjykues, ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, mirëpo lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit. Ne po ashtu e përshëndesim trimërinë e viktimave individuale dhe dëshmitarëve që janë paraqitur, dhe dënojmë kërcënimet dhe frikësimet ndaj tyre. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundshme”, ka thënë Price.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë vlerëson se dënimi i Musfatës është i lartë krahasuar me praktikën gjyqësore të mëhershme.

Derisa reagimin e SHBA-së, Amer Alija nga ky fond e quan të pritshëm.

“Po zakonisht të themi shtetet demokratike gjithmonë i respektojnë vendimet gjyqësore dhe ata nuk lëshohen në komentimin e vendimeve në qoftë se është vërtetuar me të drejtë ose jo gjendja faktike. Për këtë arsye ekzistojnë edhe shkalla e dytë edhe e tretë e proceseve gjyqësore në rast se kemi pasur gabime në vërtetimin e gjendjes faktike apo gabime procedurale atëherë palët kanë të drejtë të apelojnë vendimin në shkallën e dytë”, ka thënë Alija.

Nga ana tjetër, Instituti i Kosovës për Drejtësi, që gjithashtu monitoron punën e Speciales, po pret publikimin e aktgjykimit për të parë arsyetimin e këtij dënimi të  ashpër.

“Ajo çka më së shumti në këtë fazë mund të lind dyshime lidhet lidhur me lartësinë e dënimit prej 26 vite burgim, në kundërshtim me parimin bazë të zbatimit të ligjit më të favorshëm për të pandehurin, kur në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë, i obligueshëm për tu zbatuar edhe nga Gjykata Speciale”, ka Medina Kadriu nga IKD.

Veprat për të cilat është dënuar Sali Mustafa, sipas gjykatës, janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika