PSD kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen

Partia Socialdemokrate ka kërkuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Për kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj, Gjykata Speciale po jep vendime të padrejta arbitrare

Dardan Molliqaj Kryetari i PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, të mërkurën e 21 dhjetorit ka dorëzuar në Kuvend kërkesa për të gjithë deputetët, që të iniciojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Molliqaj ka vlerësuar se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe se po jep vendime të padrejta arbitrare.

“Sot u jemi drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke përjashtuar ata të Listës Serbe, për t’u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të filluar amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, janë dy nene në këtë Ligj që duhet të ndryshohen.

Njëri ka të bëjë me kompetencën lëndore që trajton subjektin e ndjekës nga kjo Gjykatë dhe tjetri është riformulimi i nenit 16.

“Ne konsiderojmë që janë dy nene shumë problematike, të cilat nuk janë në përputhje me Ligjin ndërkombëtarë për krime lufte dhe as me konventat ndërkombëtare për krime lufte. Njëri ka të bëjë me kompetencën lëndore që trajton subjektin e ndjekës nga kjo Gjykatë, e që është trajtimi prej kësaj baze të nenit 6 ku ndiqen vetëm krimet e UÇK-së”, është shprehur Molliqaj.

“Neni i dytë që duam ta riformulojmë e ndryshojmë, është neni 16, ai për përgjegjësinë individuale dhe komanduese në veprimet e supozuara që mund të kenë ndodhur. Kjo ka të bëjë me një pjesë të fjalisë që është problematike e që ne nuk e kemi gjetur në asnjë ligj ndërkombëtar për krime lufte dhe në asnjë konventë. Pra ajo që quhet “ka pasur arsye të dijë”, e jo që ‘duhet të dëshmohet që bartësi i luftës e ka ditur për një veprim të tillë'”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika