Krasniqi: Publikimi i AShAK antishqiptar – thotë se Kraja i shkon përshtati LVV-së

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

Antishqiptar, amator, e të ngjashëm me ligjërimin e Lëvizjes Vetëvendosje, janë vetëm disa nga kritikat e shumta të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, për publikimin e fundit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK).

Krasniqi, po ashtu, e kritikoi publikimin e AShAK-ut, edhe për probleme drejtshkrimore, duke e quajtur të turpshëm dhe të padenjë për institucionin në fjalë.

Sipas tij, ky publikim është punuar nga një autor të cilin ai e ka quajtur “fantom” dhe se ai “do t’i shkonte më shumë përshtati të ishte një funksionar i kësaj partie [LVV-së] sesa i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”.

Sipas tij, autori “fantom” është akademiku Mehmet Kraja, i cili duhet të japë përgjegjësi për tekstin dhe të mos fshihet prapa Akademisë së Shkencave.

Sipas Krasniqit, teksti i publikuar e glorifikon partinë në pushtet dhe është tejet i pasaktë e madje edhe racist.

“Glorifikimi që i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje se kinse jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, kjo parti politike përbën kërcënim për përmbysje të establishmentit të atjeshëm, me këto pretendime të pabaza do të skuqte nga turpi edhe militantët më të devotshëm të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi.

Në një tekst të gjatë të tij të mbushur me kritika për tekstin e AShAK-ut, lideri i PDK-së e cilëson atë si “një memorandum antishqiptar”, për shkak të interpretimit, sipas tij, të ulët politik të Gjykatës Speciale dhe sulmi që bëhet ndaj “personaliteteve kryesore të UÇK-së”.

“Ndërkohë që udhëheqësit e UÇK-së janë duke mbrojtur të vërtetën historike të luftës së drejtë të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, komentet e këtij teksti faktikisht përmbushin interesat e aspiratat hegjemoniste serbe kundrejt shqiptarëve”, ka shkruar Krasniqi.

Shkrimi i Akademisë, sipas Krasniqit, i konfirmon tezat serbe, për shkak se sulmohen figurat kryesore të UÇK-së.

“Qëndrimet e këtij teksti, gjithashtu, çuditërisht, përputhen me interesat dhe përpjekjet zyrtare shumëvjeçare të Beogradit që përpiqet të përçajë shqiptarët dhe të ndërtojë dallime esenciale mes shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar nga AShAK-u të distancohet nga ky tekst dhe të hiqet nga botimet zyrtare.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika