Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: S’do të marrim pjesë fare në votim, i njëjti cenon punën e administratës publike

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë fare në votimin e projektligjit për zyrtarët publikë. Kjo, sepse sipas tyre i njëjti e cenon në thelb punën e administratës publike e e dëmton jashtëzakonisht shumë

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, teksa e ka shprehur qëndrimin e kësaj partie në lidhje me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për zyrtarët publikë, ka bërë thirrje që i njëjti të tërhiqet dhe të mos votohet.

Kjo për shkak se siç thotë Tahiri ky projektligj e cenon në thelb punën e administratës publike e e dëmton jashtëzakonisht shumë.

“Si grup i PDK-së kemi shprehur shqetësimin tonë sa i përket miratimit të këtij projektligji qysh në shqyrtimin e parë. Kemi konsideruar që ky projektligj që shihet se do të votohet nga mazhoranca e cenon në thelb punën e administratës sonë publike e dëmton jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ai gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, PDK-ja nuk do të marrë pjesë fare në votim.

“Tërhiqeni këtë projektligj, të mos kalojë në leximin e dytë, PDK nuk do të marrë pjesë fare në votim”, shtoi ai.

Tahiri ka theksuar se ky ligj do ta devijojë punën e mirë të shërbimit civil.

“Shërbimi civil në Kosovë ka qenë një storie e suksesshme dhe vazhdon të jetë e tillë dhe ky ligj që po e miratoni realisht do ta devijojë punën e mirë të këtij shërbimi civil”.

“Sot po i hapni me mijëra konkurse, do t’i emëroni njerëz të cilët do t’ju bëjnë argatin juve dhe do ta prishni dëmtoni cilësinë në këtë administratë publike që do të ndikojë direkt në qeverisjen e juaj dhe në ato të ardhshme, sepse përmes kësaj ju do ta implementoni edhe programin e juaj qeveritar. Këtë nuk e ka bërë askush, ju po e bëni. Ju bëjmë thirrje qeverisë që ta tërheqë këtë projektligj, të mos e kalojë në leximin e dytë sepse e dëmton në thelb administratën publike dhe do ta politizojë jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ai.

 

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika