Vuçiq: Gjithmonë do t’i mbështes serbët në veri, u bëj thirrje të ruajnë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me protestën në Rudar të thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, ka ftuar serbët që të ruajnë paqen duke theksuar se "serbët në veri kanë gjithmonë mbështetjen time"

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

“Serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen time për kërkesat e tyre”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një videoadresim të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Dhe, nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë dhe të fuqishmit në botë. Do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për t’iu bërë thirrje që të ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe të Serbisë, si dhe të popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, shkruan REL.

Ky reagim i tij vjen në ditën kur disa qytetarë serbë janë mbledhur në një protestë në fshatin Rudar në veri të Kosovës, për të kundërshtuar, siç thanë, “kërcënimet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti” në lidhje me heqjen e barrikadave.

Ndryshe, bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 13-të.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Protesta në Rudar hapet duke u shpalosur flamuri i Serbisë (VIDEO)

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika