Kurti shprehet i kënaqur me përballjen e krizës energjetike, apelon për kursim në janar e shkurt

Në një konferencë për media të shtunën, kryeministri Kurti ka thënë se me masat e marra për krizën energjetike kanë ulur 8 për qind konsumin e energjisë elektrike në krahasim me vitin e kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se nga masat e marra në kuadër të përballjes së krizës energjetike, Kosova ka arritur të ulë konsumin e energjisë elektrike mbi 8 për qind krahasuar me vitin 2021.

“Si rezultat i masave dhe strukturave tarifore që nxisin kursimin e energjisë, dhe bashkëpunimit të qytetarëve kemi arritur të ulim konsumin e energjisë elektrike, mbi 8 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, kjo ulje është veçanërisht për tu vlerësuar pasi vjen nga një periudhë pesë vjeçare të rritjes vjetore deri mbi 10 për qind të vitit të kaluar.

“Tani ky kursim na ka kursyer dhjetëra milion euro qytetarëve, buxhetit të shtetit dhe ka kontribuuar që të kemi furnizimin të rregullt me energji elektrike përkundër krizës, andaj dua të falënderoj qytetarët për vetëdijen e lartë të treguar në përballje më këtë krizë”, ka thënë tutje ai.

Kreu i ekzekutivit falënderoi qytetarët që po kursejnë energjinë elektrike dhe për vetëdijen e lartë të treguar në përballje më këtë krizë.

Po ashtu, ai ka thënë se falë kësaj u mundësua që të ketë furnizim të rregullt, pa reduktime.

Por, ka bërë thirrje që në muajin janar e shkurt të kursehet edhe më shumë.

“Çmimi i një megavat për orë është mbi 500 euro, tetëfishtë i asaj që paguani ju në fatura. Janari e shkurti do të jenë periudha të vështira, temperaturat bien dhe çmimet e energjisë ngrihen në tregjet ndërkombëtarë. Kërkojmë që ta intensifikoni kursimin”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, Kurti ka pasur vërejtje për komunat dhe bizneset, për të cilat ka thënë se nuk ka parë ndonjë shenjë kursimi. I ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë kështu, subvencionimi për ta nuk mund të bëhet në të ardhmen.

“Në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm për sektorin e energjisë në Kosovë, gjatë viti 2022 kemi ndarë nga buxheti i Kosovës mbi 85 milionë euro për të eliminuar pengesat dhe vështirësitë që i kanë qytetarët dhe bizneset tona në përballje me këtë krizë të madhe”, është shprehur tutje Kurti.

Gjithashtu, ai ka thënë se me subvencionimin e faturave Qeveria e ka mundësuar të evitoj rritjen e çmimit të energjisë për familjet të cilët konsumojnë 800 kilovat orë, të zbusë dukshëm rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat orë, po ashtu sipas tij, edhe në të gjitha bizneset, komunat dhe institucionet publike.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika