Zelensky në mesazhin për Krishtlindje: Ne nuk do të presim për një mrekulli, ne e krijojmë vetë atë

Krahas bombardimeve të fundit në qytetin Kherson të Ukrainës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në mesazhin drejtuar popullit ukrainas për Krishtlindjet, ka thënë se “lotët do të zëvendësohen nga gëzimi, dëshpërimi do të pasohet nga shpresa dhe vdekja do të mposhtet nga jeta”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin për Krishtlindjet është zotuar të mos tërhiqet kurrë, pasi kombi i tij mbetet ende i rrethuar nga Rusia.

Në një fjalim drejtuar kombit për të shënuar natën e Krishtlindjeve, Zelensky ka kërkuar nga bashkatdhetarët e tij që “të ngulmojnë në një dimër të ashpër, pavarësisht mungesës së të dashurve të vdekur ose të mërguar, ndërprerjeve të energjisë, shkatërrimit dhe kërcënimit të granatimeve”.

Në prag të Krishtlindjeve, bombardimet me urdhër të presidentit Putin kanë lënë të paktën 10 të vdekur dhe 55 të plagosur në qytetin Kherson, ndërsa Zelensky dënoi “terrorin” e sulmit.

Në fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas, presidenti Putin ka thënë se “lotët do të zëvendësohen nga gëzimi, dëshpërimi do të pasohet nga shpresa dhe vdekja do të mposhtet nga jeta”.

“Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Ne do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmone. Dallimi është një: ne nuk do të presim për një mrekulli, ne e krijojmë atë vetë”, ka shtuar ai.

Për shumë ukrainas, Krishtlindjet këtë vit do të festohen në errësirë ​​dhe të ftohtë, me frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse, por Zelensky ka theksuar do t’ua kthejnë lirinë të gjithë burrave dhe grave ukrainase.

“Kudo që të jemi, sot do të jemi bashkë. Ne bëjmë një dëshirë. Një për të gjithë. Dhe ne do të ndjejmë gëzim. Një për te gjithë. Ne do ta kuptojmë të vërtetën. Një për të gjithë.’

Lideri ukrainas ka ndarë gjithashtu një mesazh në Telegram, të shtunën, duke dënuar sulmin e fundit rus. Ai e quajti sulmin “terror… vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.

“Është jeta reale e Ukrainës… Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se kundër çfarë të keqeje absolute po luftojmë”, ka potencuar ai, raporton dailymail.

Ndërsa, shërbime e urgjencës thonë se 66 makina janë djegur në një zonë të banuar të qytetit Kherson për shkak të granatimeve.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika