Dhjetëra të vdekur nga moti i ftohtë në Amerikën e Veriut

Një stuhi masive dimërore vazhdon ta godasë ShBA-në dhe Kanadanë, duke lënë mbi 30 të vdekur deri më tani

Foto ilustruese

Të paktën 38 njerëz kanë mbetur të vdekur nga moti i ftohtë që po vazhdon ta godasë ShBA-në dhe Kanadanë.

Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë ShBA-në, ku zona më e goditur është qyteti Buffalo në New York, raporton BBC.

Katër persona kanë humbur jetën në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt në provincën perëndimore të British Columbia.

Parashikuesit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshillojnë që të shmangin udhëtimet nëse nuk është thelbësore.

Stuhia ka bërë kërdi për ditë të tëra, por energjia është rivendosur në mënyrë të qëndrueshme pas ndërprerjeve të mëparshme.

Më pak se 200 mijë klientë ishin pa energji elektrike që nga e diela pasdite, raporton Associated Press.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të arrijnë te familjet e tyre në Krishtlindje.

Më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit të erës të dielën.

Stuhia dimërore e “ciklonit të bombës” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin nëpër ShBA.

Një stuhi e fuqishme dimërore merr të paktën 22 jetë në të gjithë SHBA-në

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika