Zelensky: Situatat në vijat e fronit në Donbas janë “të vështira e të dhimbshme”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situatat në vijat e para të frontit të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në rajonin lindor të Donbasit janë "të vështira e të dhimbshme"

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se situatat në vijat e para të frontit të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në rajonin lindor të Donbasit janë “të vështira e të dhimbshme”.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Banorët po shpenzojnë të gjitha burimet në dispozicion të tyre dhe këto janë burime të rëndësishme për të shtrydhur të paktën një përparim”, ka thënë presidenti Zelensky në fjalimin e tij të natës, të hënën e 26 dhjetorit.

Presidenti ukrainas ka falënderuar punonjësit që kanë punuar në prag të Krishtlindjeve për të rikthyer energjinë në pjesë të ndryshme të vendit. Ai shtoi se ndërkohë ka ende disa ndërprerje, por situata është duke u përmirësuar.

“Që nga kjo mbrëmje, rreth 9 milionë njerëz janë ballafaquar me ndërprerje të energjisë elektrike në rajone të ndryshme të Ukrainës. Por numri dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve po zvogëlohet gradualisht. Unë jam mirënjohës për çdo person që siguroi këtë rezultat”, ka shtuar lideri ukrainas.

“Sot mbajta një takim të veçantë me zyrtarë të qeverisë për situatën në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës. Ne po përgatitemi për vitin e ardhshëm dhe jo vetëm për muajt e dimrit. Ka kërcënime që duhen eliminuar. Ka hapa që duhen bërë dhe shteti do t’i bëjë patjetër”, ka potencuar Zelensky.

Presidenti ukrainas ka paralajmëruar popullsinë e vendit që të përgatiten për sulme të mëtejshme ruse ndërsa lufta vazhdon, duke thënë se “Mbrojtja ajrore po përgatitet, shteti po përgatitet dhe të gjithë duhet të jenë të përgatitur. Ju lutemi kushtojini vëmendje sirenave”, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika